Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

Nga Erjon Dervishi
14 Maj 2025, 10:32 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me presidentin e Sirisë në Arabinë Saudite. Trump i kërkoi liderit sirian të normalizonte lidhjet me armikun e gjatë të Izraelit, pas një njoftimi të papritur të SHBA-së se do të hiqte të gjitha sanksionet ndaj qeverisë së udhëhequr nga islamistët.

Trump u takua me Ahmed al-Sharaa nga Siria përpara samiti midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve Arabe të Gjirit. Fotot e postuara në televizionin shtetëror saudit i treguan ata duke shtrënguar duart në prani të princit të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Në fjalën e tij, Trump premtoi heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë. 

Me mbështetjen e liderëve në këtë dhomë, ata janë lider të mëdhenj, e dimë ketë. Aktualisht jemi duke eksploruar mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me qeverinë e re siriane. Duke filluar me takimin tim me Presidentin e Sirisë, Ahmed Al-Shara. Pasi diskutuam situatën me Princin e Kurorës Saudite dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kam urdhëruar anulimin e sanksioneve kundër Sirisë. Ajo u jep atyre një shans të madh. Ky vendim do ti japë Sirisë një mundësi të artë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ishe në nderin tim ta merrja këtë vendim”, tha Trump.

Gjatë takimit të tij, Trump i kërkoi liderit sirian të bashkohet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun, dhe të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin sipas Marrëveshjes së Abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 2020.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu shpresojnë se Arabia Saudite do t'i bashkohet Marrëveshjes së Abrahamit. Diskutimet mbi këtë çështje u ndalën pasi shpërtheu lufta në Gaza dhe mbretëria këmbëngul se nuk mund të ketë normalizim pa shtetësinë palestineze.

Heqja e sanksioneve erdhi pavarësisht dyshimit të thellë izraelit për administratën e Sharaa-s, shqetësime të përbashkëta pati fillimisht nga disa zyrtarë amerikanë. Zyrtarët izraelitë kanë vazhduar ta përshkruajnë Sharaa si një xhihadist, megjithëse ai i ndërpreu lidhjet me Al Kaedën në vitin 2016. Zyra e kryeministrit izraelit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos