Trupat izraelite zbarkojnë në Liban, përleshje të ashpra

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 07:09 | Bota

Trupat izraelite zbarkojnë në Liban, përleshje të ashpra

Luftime të ashpra kanë shpërthyer gjatë natës së të dielës dhe të hënës në Libanin lindor, pranë kufirit me Sirinë, ku trupat izraelite zbarkuan me helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze (NNA) raportoi se luftimet ndodhën pranë fshatit Nabi Chit, i cili ishte i cili ishte shënjestruar 24 orë më parë nga komandot izraelite, të cilët kishin tentuar pa sukses të merrnin trupin e Ron Arad, një piloti izraelit të kapur rob në vitin 1986.

Zyrtarët e Hezbollahut thanë se po luftonin kundër forcave izraelite që zbarkuan në Libanin lindor me helikopter përtej kufirit sirian, operacioni i dytë i tillë që nga shpërthimi i konfliktit të fundit me Izraelin.

Hezbollahu tha se zbuloi "infiltrimin e afërsisht 15 helikopterëve armik izraelitë" nga ana siriane e kufirit në Libanin lindor, një zonë ku Hezbollahu ka ndikim.

Grupi militant i mbështetur nga Irani tha në një deklaratë se luftëtarët e tij “u përballën me helikopterët dhe forcën infiltruese me armë të përshtatshme” dhe se përballja ishte duke vazhduar.

Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës. Re tymi u panë duke u ngritur nga periferitë jugore të kryeqytetit libanez pasi u dëgjua shpërthimi.

Zona, një bastion i Hezbollahut, banorët e së cilës u urdhëruan nga ushtria izraelite të evakuohen,  është bombarduar nga Izraeli gjatë javës së kaluar, por nuk ka pësuar asnjë sulm që nga e shtuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos