“Tryzub”, arma sekrete e Ukrainës, të cilës i trembet Rusia

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 18:36 | Bota

“Tryzub”, arma sekrete e Ukrainës, të cilës i trembet

Një komandant i lartë i ushtrisë ukrainase bëri me dije se Ukraina ka zhvilluar një armë me lazer e cila do mund të rrëzojë avionët rus.

Arma e quajtur Tryzub (Trident) mendohet të jetë e ngjashme me një prototip të Britanisë së Madhe, pasi dy vendeve shkëmbyen informacione për të në fillim të vitit.

Koloneli Vadym Sukharevskyi, komandant i Forcave të Sistemeve pa pilot të Ukrainës tha se sistemi i avancuar lazer mund të rrëzojë aeroplanët në distanca më shumë se 2 km.

Ai vuri në dukje se Ukraina ishte vendi i 5-të që zotëronte një armë lazer me fuqi të lartë, e cila përdor një rreze intensive drite ndaj objektivit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos