Turisti amerikan arrestohet pasi i la një pije freskuese fisit më të izoluar në botë

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 17:16 | Bota

Turisti amerikan arrestohet pasi i la një pije freskuese fisit më

Një turist amerikan është arrestuar pasi ka bërë një zbarkim të paligjshëm në ishullin e ndaluar North Sentinel në Indi, duke vënë në rrezik fisin më të izoluar në botë.

Mykhailo Viktorovych Polyakov, 24 vjeç, një influencer i udhëtimeve, dyshohet se ka lënë një kanoçe Coca-Cola për banorët e fisit Sentinelese, të cilët jetojnë pa kontakt me botën e jashtme.

Sipas raportit të policisë, Polyakov kishte vizituar ishullin edhe dy herë më parë, në tetor dhe janar. Ai përdori një gomone për të arritur në ishull dhe u arrestua më pas nga autoritetet indiane. Policia konfiskoi karburant, dylbi, një kamera GoPro dhe sende të tjera nga dhoma e tij e hotelit në Andaman Sunset View.

Turisti amerikan arrestohet pasi i la një pije freskuese fisit më

Influenceri, i cili poston video në YouTube me emrin "Neo-Orientalist", është i njohur për udhëtimet e tij të diskutueshme. Vitin e kaluar, ai vizitoi Afganistanin nën kontrollin e talebanëve, ku xhiroi video duke mbajtur një mitraloz dhe duke eksploruar tanke sovjetike.

Polyakov pritet të dalë përsëri para gjykatës në Port Blair të shtunën.

Turisti amerikan arrestohet pasi i la një pije freskuese fisit më

Rasti ka shkaktuar polemika, me shumë njerëz që e dënojnë veprimin e tij si një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për fisin Sentinelese, i cili është i ndaluar të vizitohet për të mbrojtur jetën dhe kulturën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos