Turqia reagon për sulmin e Indisë në Pakistan: Rrezik për një luftë të përgjithshme

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 11:46 | Bota

Turqia reagon për sulmin e Indisë në Pakistan: Rrezik për

"Sulmi i kryer nga India mbrëmë ka krijuar rrezikun e një lufte të përgjithshme. Ne i dënojmë veprime dhe sulme të tilla provokuese kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”. Është ky reagimi i Ministrisë së Jashtme turke, duke shprehur shqetësimin për situatën midis dy vendeve.

Në një deklaratë Ministria e Jashtme turke u ka bërë thirrje palëve "të veprojnë me logjikë të shëndoshë" dhe të marrin masa për të ulur tensionet.

"Ne mbështesim thirrjen e Pakistanit për një hetim të sulmit terrorist të 22 prillit", thuhet në deklaratë.

Tensionet midis shteteve të armatosura me armë bërthamore u rritën pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë muajin e kaluar. India akuzoi Pakistanin për përfshirje, gjë që Islamabadi e mohoi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos