U gjetën në magazinat e Assad, digjen qindra mijëra kapsula droge kaptagon

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 08:02 | Bota

U gjetën në magazinat e Assad, digjen qindra mijëra kapsula droge

Autoritetet e reja siriane kanë shkatërruar një rezervë të madhe droge, përfshirë rreth një milion pilula Captagon, një stimulues i ngjashëm me amfetaminën që ishte eksporti kryesor i Sirisë gjatë regjimit të rrëzuar të Assadit.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, droga u gjet gjatë inspektimit të një kompleksi sigurie në lagjen Kafr Sousa të Damaskut. Gjatë operacionit, u shkatërruan gjithashtu sasi të mëdha kanabisi, tramadoli dhe alkooli.

Captagon ka qenë një problem i madh për rajonin, duke përmbytur tregun e zi, me Arabinë Saudite si destinacion kryesor. Autoritetet e reja deklaruan se veprimi synon të mbrojë shoqërinë siriane dhe të ndalë rrugët e kontrabandës të lidhura me ish-regjimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos