U vra duke luftuar për Ukrainën, veterani i marinës amerikane kthehet në shtëpi me nderime ushtarake

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 13:30 | Bota

U vra duke luftuar për Ukrainën, veterani i marinës amerikane

Një veteran i marinës amerikane, i cili u vra ndërsa luftonte për Ukrainën, është riatdhesuar në SHBA.

Sipas mediave të huaja, Corey Nawrocki, 41 vjeç, u vra në aksion në tetor të vitit të kaluar ndërsa shërbente si luftëtar vullnetar me forcat e armatosura ukrainase.

Rrugët e Lansdale ranë në heshtje ndërsa arkivoli i tij - i mbështjellë me një flamur të SHBA - u transportua në qytetin e tij të lindjes me një shoqërim të veçantë, shkruan A2 CNN.

Ai u transportua me nderim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pensilvanisë në shtëpinë e funeralit ku po e prisnin familja dhe miqtë e tij.

Nawrocki ishte një veteran i dekoruar dhe një marrës dy herë i medaljes Purple Heart, dhënë atyre të plagosurve ose të vrarëve gjatë shërbimit në forcat e armatosura.

Kongresmeni vendas Brian Fitzpatrick e quajti atë një "hero të vërtetë amerikan" teksa i ‘i thuri lavde’ dislokimeve të shumta të Nawrocki me marinsat amerikanë.

"Dhe kur liria u kërcënua edhe një herë, ai nuk hezitoi - doli vullnetar për t'u bashkuar me forcat elitare të Ukrainës dhe duke qëndruar në vijën e parë në luftën kundër së keqes dhe tiranisë", tha kongresmeni më tej.

Ai vazhdoi: “Dhe ne, si komb, ta nderojmë sakrificën e Corey-t duke qëndruar të palëkundur në kauzën për të cilën ai dha jetën: refuzimin e tiranisë dhe mbrojtjen e lirisë, kudo që ajo kërcënohet”.

"Mirë se erdhe në shtëpi, Marine. Ne jemi përgjithmonë të përulur nga trimëria jote dhe do ta çojmë trashëgiminë tënde përpara gjithmonë", përfundoi ai fjalimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos