Vriten 2 kinezë në mes të Romës

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 10:18 | Bota

Vriten 2 kinezë në mes të Romës

Një burrë dhe një grua, të dy 53 vjeç, janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Romë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në zonën e Prenestina. Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë qëlluar nga një motor në lëvizje dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Viktimat, shtetas kinezë që jetonin në një pallat pranë vendit të krimit, po ktheheshin në shtëpi me biçikletë kur u sulmuan. Të dy u qëlluan në pjesën e pasme të kokës, duke ndërruar jetë në vend, shkruan A2 CNN.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë – nga një larje hesapesh deri te një grabitje që ka përfunduar në tragjedi. Rasti është duke u hetuar nga karabinierët, të cilët po analizojnë kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e banorëve për të identifikuar autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos