Inteligjenca e Kievit: Spiunët rusë planifikonin të vendosnin bomba në Ukrainën qëndrore

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 11:08 | Bota

Inteligjenca e Kievit: Spiunët rusë planifikonin të vendosnin

Inteligjenca ukrainase thotë se ka dështuar përpjekjet e spiunëve rusë për të shkaktuar shpërthime në Ukrainën qendrore.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë SBU, bëhet me dije se tre agjentë të inteligjencës ushtarake ruse u arrestuan, të cilët po përgatiteshin të hidhnin në erë një ndërtesë policie dhe makinën e një ushtari ukrainas në qytetin e Vinnytsia.

Shërbimi i inteligjencës tha: "Oficerët e SBU zbuluan paraprakisht qëllime armiqësore dhe arrestuan ekzekutuesit e urdhrit rus, kur ata po vendosnin një kamerë të fshehtë pranë vendit të shpërthimit të planifikuar.

"Të arrestuarit ishin dy banorë të papunë të rajonit të Kievit, të cilët pushtuesit i rekrutuan në kanalet Telegram në kërkim të ‘parave të lehta’", tha gjithashtu Shërbimi i Inteligjencës.

Anëtari i tretë i grupit ishte i përfshirë në prodhimin e eksplozivëve dhe vendosjen e tyre në kontejnerë të mbushur me vida, tha SBU. 

Të tre personat janë në paraburgimin ukrainas dhe përballen me burgim të përjetshëm, shkruan A2 CNN.

Inteligjenca e Kievit: Spiunët rusë planifikonin të vendosnin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos