Udhëheqësi i ekipit të Teheranit: SHBA dështoi të fitojë besimin e Iranit në bisedime

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 12:27 | Bota

Udhëheqësi i ekipit të Teheranit: SHBA dështoi të

Shtetet e Bashkuara dështuan të fitonin besimin e delegacionit iranian në bisedimet në Islamabad. Kështu u shpreh udhëheqësi i negociatorëve iranianë, Mohammad Bagher Ghalibaf në një postim në X pas 21 orëve bisedime.

“Para negociatave, theksova se kemi vullnetin e mirë dhe vendosmërinë e nevojshme, por për shkak të përvojave të dy luftërave të mëparshme, nuk i besojmë palës tjetër”, shkroi Ghalibaf në X.

"Kolegët e mi në delegacionin iranian paraqitën 168 propozime konstruktive dhe me vizion, megjithatë pala kundërshtare dështoi në këtë raund bisedimesh të fitonte besimin e delegacionit."

“Amerika e kuptoi logjikën dhe parimet tona, dhe tani është koha që ajo të vendosë nëse mund ta fitojë besimin tonë apo jo”, shtoi Ghalibaf në postimin e tij.

Ghalibaf, i cili është kryetar i parlamentit iranian dhe një veteran i regjimit islamik të Iranit, tha se diplomacia ishte "një metodë tjetër krahas luftës ushtarake për të siguruar të drejtat e kombit iranian dhe ne nuk do t'i ndërpresim kurrë përpjekjet tona për të konsoliduar arritjet e mbrojtjes kombëtare 40-ditore të iranianëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos