Tym i zi në Pakistan! Dështojnë bisedimet e paqes, Vance: S’ka angazhim për bërthamorin

Nga Rosalba Bejdo
12 Prill 2026, 10:11 | Bota

SHBA dhe Irani dështuan të arrijnë një marrëveshje për paqen, pavarësisht bisedimeve maratonë në Pakistan, duke vënë në rrezik armëpushimin e brishtë. Secila palë fajëson tjetrën për dështimin e negociatave 21-orëshe, për fundin e luftës që ka vrarë më mijëra vetë, dhe ka rritur çmimet e naftës.

“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje, dhe mendoj se ky është më shumë lajm i keq për Iranin, sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që kthehemi në Shtetet e Bashkuara pa arritur një marrëveshje. Ne kemi bërë shumë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe, për cilat çështje jemi të gatshëm të bëjmë lëshime dhe për cilat jo, dhe këtë e kemi bërë sa më të qartë që ka qenë e mundur, por ata kanë zgjedhur të mos i pranojnë kushtet tona”, deklaroi J. D.Vance.

Vance tha se i kishin paraqitur Iranit ofertën e tyre më të mirë, por se Teherani kishte zgjedhur të mos pranonte kushtet përfshirë angazhimin për të mos ndërtuar armë bërthamore. Por sipas zyrtarëve iranianë të cituar nga mediat vendase, kërkesat e tepruara të SHBA kishin penguar arritjen e një marrëveshje. Sipas tyre pati dakordësi mbi një numër çështjesh, por se Ngushtica e Hormuzit dhe programi bërthamore, ishin pikat ku palët nuk i sheshuan dot dallime.

Një zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se bisedimet ishin zhvilluar në një atmosferë mosbesimi.

“Është e natyrshme që nuk mund të prisnim arritjen e një marrëveshje që në takimin e parë”, citohet të thotë zëdhënësi.

Ndërkohë ministri i jashtëm pakistanez Ishaq Dar tha se ishte e domosdoshme të ruhej armëpushimi dy javor i dakordësuar të martën e kaluar, teksa dy palët përpiqen të gjejnw mënyrat për t’i dhënë fund luftës.

Izraeli deklaroi se bisedimet janë ende opsion por paralajmëroi se iranianët po luajnë me zjarrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos