Forcat speciale ukrainase pretendojnë se kanë dëmtuar dy avionë luftarakë gjatë një sulmi në një aeroport thellë brenda Rusisë.
Sipas mediave të huaja, ushtria e Ukrainës tha se forcat e operacioneve speciale nisën një sulm ndaj bazës ajrore Savasleyka, të vendosur në rajonin Nizhny Novgorod të Rusisë, rreth 640 kilometra larg kufirit ukrainas.
Pretendohet se fusha ajrore përdoret nga Rusia për të vendosur avionë luftarakë MiG-31K që mbajnë raketa balistike, të cilat janë përdorur kundër forcave të armatosura ukrainase dhe qyteteve të saj, shkruan A2 CNN.
Sulmi vjen një javë pas Operacionit “Rrjeta e Merimangës”, ku Ukraina nisi një sulm të papritur me dronë ndaj flotës bombarduese të Rusisë. (A2 Televizion)