Ukraina kërkon ‘kartën e bardhë’ nga Perëndimi në mënyrë që të përdorë sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave brenda Rusisë. Kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë konferencës për shtyp me Serketarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, konferencë e cila përmbylli edhe Samitin tre ditor të NATO-s.
"Nëse duam të fitojmë, mbizotërojmë ne duhet të heqim të gjitha kufizimet. Ne e vlerësojmë vendimin për mbrojtjen ajrore. Pesë Patriotë për Ukrainën dhe dhjetëra sisteme të tjera. Ne presim që ata të dorëzohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vihen në zbatim sa më shumë jetë të jetë e mundur".
Zelenskyy tha gjithashtu se ai ishte "shumë afër" qëllimit për të arritur për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. "Ne forcojmë NATO-n. Ne jemi djem të fortë. Ne kemi një ushtri të fortë dhe po luftojmë kundër tiranit Putin", theksoi Zelenskyy.
Nga ana e tij, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje përpjekjet ruse për të destabilizuar europën, me anë të spiunazhit, dizinformimit dhe frikësimit.
"Ne shohim një përpjekje ruse për të na frikësuar nga dhënia e mbështetjes, por ne shohim se ajo ka pasur, nëse ka ndonjë gjë, efektin e kundërt tek aleatët e NATO-s. Ata në fakt po rritin mbështetjen e tyre për Ukrainën".
Sakaq, Joe Biden njoftoi në takimin me Volodymyr Zelensky, një paketë të re ndihme prej 225 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë një sistem raketor Patriot për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore. Paketa përfshin raketa anti-ajrore Stinger, municione për sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë dhe predha të tjera artilerie 155 mm dhe 105 mm.
Anëtarët e NATO-s kanë marrë qasje të ndryshme se si Ukraina mund të përdorë armët që i dhurojnë.
Disa e kanë bërë të qartë se Kievi mund t'i përdorë ato për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qasje tjetër, duke lejuar që armët e saj të përdoren vetëm brenda kufirit të Rusisë kundër objektivave që mbështesin operacionet ushtarake ruse në Ukrainë. (A2 Televizion)