Ukraina ndihmon vendet e Gjirit për të prodhuar dronë dhe sisteme anti-dronë me kosto të ulët, ja çfarë merr në këmbim

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 17:24 | Bota

Ukraina ndihmon vendet e Gjirit për të prodhuar dronë dhe sisteme

Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për CNN se vendi i tij ka nënshkruar një “Marrëveshje për dronë” me tre vendet e Gjirit, me synimin për t’i ndihmuar ato të prodhojnë dronë dhe sisteme kundër-dronë me kosto shumë më të ulët.

Zelenskyy vizitoi vendet e Gjirit në fund të majit, por nuk pati menjëherë detaje të plota mbi marrëveshjet e nënshkruara mes Ukrainës dhe këtyre vendeve.

“Një dron (i tipit Shahed, i projektuar në Iran) mund të kushtojë nga 80 deri në 130 mijë dollarë. Ai do të shkatërrohet jo me një raketë që kushton 3-4 milionë dollarë, por me një interceptor që kushton rreth 10 mijë dollarë,” shkroi Zelenskyy, duke shtuar se dëshiron të ndihmojë vendet e Gjirit të mbrohen.

Duke folur më herët këtë muaj, Zelenskyy tha se në këmbim të ekspertizës së Ukrainës në fushën e dronëve, vendi i tij do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën energjetike, si dhe naftë dhe, në disa raste, ndihmë financiare. Zyrtarët ukrainas nuk kanë publikuar ende detaje përfundimtare të marrëveshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos