Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha të këtij muaji

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 11:29 | Bota

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më të mëdha këtë muaj.

Sipas mediave të huaja, shpërthime u dëgjuan në qytetin e Kremençukut, ndërsa qytetet më afër vijës së frontit janë gjithashtu nën kërcënimin e sulmeve.

Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi Volodymyr Zelenskyy përfundoi bisedimet në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit evropianë dhe Donald Trump.

Forcat ajrore shtuan se rrëzuan 230 dronë dhe gjashtë raketa, me sulme të regjistruara në 16 lokacione.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ka pasur dëme në infrastrukturën energjetike të vendit, përcjell A2 CNN.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kreu një sulm ndaj një rafinerie nafte, duke pretenduar se ajo furnizon me karburant grupet e forcave të armatosura ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos