Ukrainasit futen thellë në Rusi, digjet treni në linjën nga shkojnë armët e Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 13:24 | Bota

Ukrainasit futen thellë në Rusi, digjet treni në linjën nga

Një tren që transportonte naftë ka shpërthyer në flakë në Buryatia, në lindje të Rusisë. Ky është rasti i dytë gjatë kohëve të fundit pasi më herët një tren kishte shpërthyer brenda tunelit më të gjatë në Rusi.

Kjo linjë hekurudhore përdoret për transportimin e municioneve nga Koreja e Veriut, për të furnizuar ushtrinë e Vladimir Putin në luftën e saj në Ukrainë.

Ekspertët, të cituar nga “Daily Mail”, janë shprehur se kjo është një përpjekje e qartë e shërbimeve sekrete ukrainase për të bllokuar transportin e municioneve nga Koreja e Veriut. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që pas takimit të shtatorit në Vladivostok me Putinin, ka dërguar vazhdimisht municione e predha artilerie për ushtrinë ruse. Po ashtu, në një raport të fundit, kjo linjë konsiderohet edhe si rruga kryesore për importet nga Kina.

Ukrainasit futen thellë në Rusi, digjet treni në linjën nga

Pas shpërthimit të së enjtes në tunelin e Severomuysky, shërbimi sekret ukrainas mori përgjegjësinë e sulmit.

Në ngjarjen e fundit, katër vagonë cisternë u përfshinë nga flakë të mëdha, ndërsa dy të tjerë u dëmtuan nga zjarri. Është ende e paqartë sesi janë kryer sulmet, por dyshohet se mund të jenë vendosur mina mbi shina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos