
Ushtria izraelite ka pranuar se ishte pas një sulmi që dëmtoi një sinagogë në Teheran më herët gjatë ditës së sotme, sipas “Times of Israel”.
Ajo deklaroi se kishte në shënjestër një komandant të lartë iranian dhe se shpreh keqardhje për “dëmet anësore” të shkaktuara ndaj sinagogës.
Në përgjigje të një kërkese për koment nga “The Times of Israel”, ushtria pretendoi se kishte goditur një komandant të lartë nga Khatam al-Anbiya, komanda e emergjencave ushtarake të Iranit. (A2 Televizion)