Vëllai i Dianës: Media po përsërit të njëjtën histori me Harryn dhe Meghanin

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 16:17 | Bota

Vëllai i Dianës: Media po përsërit të njëjtën

Earl Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka kritikuar mënyrën se si media britanike raporton për Princin Harry dhe Meghan Markle, duke e krahasuar situatën me trajtimin mediatik që iu bë motrës së tij.

Në një intervistë për BBC, Spencer tha se mbulimi i vazhdueshëm mediatik mund të ketë pasoja të rënda në jetën e njerëzve. Ai u shpreh se sheh sot “jehona” të mënyrës se si u trajtua Diana në raportimet për Harryn dhe Meghanin.

“Për këdo që po shkatërrohet në këtë mënyrë çdo ditë, duhet të ketë një ndikim kaq kanceroz në jetën e tyre. E pashë këtë me shkatërrimin që i ndodhi motrës time Diana”, tha Spencer.

Ai shtoi se mënyra se si shkruhen disa artikuj në tabloidet britanike për Dianën, Harryn dhe Meghanin krijon, sipas tij, një ndjesi shumë të pakëndshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos