Poezia, muzika dhe interpretimi artistik u ndërthurën me monumentet e qytetit antik, në një event ku morën pjesë emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare.
Ndërsa aktori Dritan Boriçi e sheh këtë aktivitet si një mënyrë për të mbajtur gjallë historinë dhe identitetin e Apolonisë.
Për organizatorët, “Muzak Fest” synon të rikthejë vëmendjen tek rrënjët dhe trashëgimia, duke përcjellë edhe mesazhin për ruajtjen e saj.
Me edicionin e dytë mbyllet cikli i parë i “Muzak Fest” në Apoloni, ndërsa synimi është që festivali të vijojë në monumente dhe hapësira të tjera të Bashkisë Fier. (A2 Televizion)