Vendi i parë në botë, Australia do të ndalojë rrjetet sociale për minorenët

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 16:58 | Bota

Vendi i parë në botë, Australia do të ndalojë rrjetet

Qeveria e Australisë bën me dije se shumë shpejt do të prezantojë një ligj të ri për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç që të kenë akses në rrjetet sociale.

Kryeministri Anthony Albanese tha se ligjet e propozuara, që do të paraqiten në parlament javën e ardhshme, kanë për qëllim zbutjen e ndikimit të dëmshëm që media sociale po u shkakton fëmijëve australianë.

"Kjo është për nënat dhe baballarët. Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve në internet", tha ai.

Ndërsa shumë nga detajet janë ende për t'u debatuar, qeveria tha se ndalimi nuk do të zbatohet për të rinjtë tashmë në mediat sociale.

Nuk do të ketë përjashtime në kufirin e moshës për fëmijët që kanë pëlqimin e prindërve. Qeveria thotë se barra do të jetë mbi platformat e mediave sociale për të treguar se po marrin hapa të arsyeshëm për të parandaluar aksesin.

Albanese tha se nuk do të ketë ndëshkime për përdoruesit dhe se do të jetë në dorën e rregullatorit online të Australisë të zbatojë ligjet.

Legjislacioni do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi të kalojë dhe do t'i nënshtrohet një rishikimi pasi të jetë në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos