Kuba sërish pa energji, këtë herë fajtor është uragani

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 16:41 | Bota

Kuba sërish pa energji, këtë herë fajtor është

Uragani Rafael, i cili goditi Kubën me shira të dendura dhe erëra të forta, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë vendin, për herë të dytë, brenda pak javësh.

Meteorologët njoftuan se erërat e uraganit Rafael janë forcuar ndjeshëm duke e cilësuar atë si një stuhi të kategorisë 3.

Gjithashtu, mësimi u pezullua në shumë shkolla, teksa u ndërpre funksionimi dhe në aeroportin kryesor të vendit, raporton A2.

Në tetor, Kuba u godit nga stuhia Oscar, e cila shkaktoi vdekjen e 6 personave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në vend.

Në Kubë, ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhin shpesh për shkak të keqfunksionimeve në termocentrale. Sipas raportimeve të mediave, këto probleme po përsëriten për shkak se termocentralet e ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë nuk janë mirëmbajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos