Vendi në flakë, 300 viktima në protestat antiqeveritare në Bangladesh

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 08:06 | Bota

Vendi në flakë, 300 viktima në protestat antiqeveritare në

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën teksa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në protestat kundër qeverisë në Bangladesh, si pasojë e përplasjes me forcat e sigurisë.

Mijëra njerëz kanë dalë në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina e cila u zgjodh për një mandat të katërt rresht për drejtimin e qeverisë.

Dhuna është përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit në Daka, Bobra, Pabna e Rangpur dhe për këtë arsye autoritetet kanë vendosur gjendjen e shtetrrethimit.

Organizatorët e protestave janë studentët që kërkojnë nga banorët e Bangladeshit që të bashkohen në sheshe kundër kryeministres Hasina.

Por protestuesit janë përballur me reagimin e fortë të policisë e cila ka përdorur plumbat, gazin lotjellës dhe topat me ujë ndaj tyre, duke shkaktuar një gjakderdhje të vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos