Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i bën thirrje Izraelit të parandalojë një "gjenocid" në Gaza.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit.
Samiti, i cili do të mbahet në orën 17:00 me orën tonë, u kërkua nga Algjeria "për t'i dhënë efekt ekzekutiv vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për masat e përkohshme të vendosura ndaj pushtimit izraelit", siç njoftoi Ministria e Jashtme algjeriane.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë urdhëroi ndalimin e akteve të gjenocidit në Gaza, por jo të luftës.
Trupi gjykues i institucionit të Kombeve të Bashkuara rrëzoi kërkesën e Tel Avivit për të arkivuar çështjen e ngritur në mbrojtje të civilëve palestinezë. Sipas vendimit, disa akte në luftën në Gaza mund të konsiderohen gjenocid.
Benjamin Netanjahu reagoi duke refuzuar dhe duke e cilësuar diskriminim ndaj shtetit hebre vendimin e Hagës. Sipas tij Izraeli ka një të drejtën e natyrshme për ta mbrojtur veten.
(A2 Televizion)