Venezuela denoncon: Avionë luftarakë amerikanë provokuan

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 08:00 | Bota

Venezuela denoncon: Avionë luftarakë amerikanë provokuan

Qeveria e Venezuelës dënoi të enjten "inkursionin e paligjshëm" të avionëve luftarakë amerikanë në një zonë nën kontrollin e saj, mes tensioneve të larta midis dy vendeve pas vendosjes së anijeve luftarake nga Uashingtoni në brigjet e Karaibeve.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke kërkuar të justifikonte ligjërisht operacionet e fundit të Uashingtonit në brigjet e Venezuelës, deklaroi në një letër të dërguar nga Pentagoni në Kongres se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një konflikt të armatosur kundër karteleve të drogës.

Uashingtoni akuzon Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe qeverinë e tij për udhëheqjen e një organizate të gjerë të trafikimit të drogës drejt SHBA-së dhe njoftoi se kohët e fundit shkatërroi katër anije të përshkruara si "narko-terroriste", duke vrarë të paktën 17 persona.

Venezuela kundërshton me forcë inkursionin e paligjshëm të avionëve luftarakë 75 kilometra larg brigjeve, thanë Ministritë e Mbrojtjes dhe të Jashtme në një deklaratë të përbashkët, pa specifikuar nëse kjo përbën një shkelje të territorit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos