Tre ditë pasi u bë mbret i Danimarkës, Frederik X ka botuar një libër teksa askush nuk e priste këtë gjë.
Libri ka ardhur si një surprizë për danezët dhe mediat kanë transmetuar me nxitim rreshta të tij.
"Fjala e Mbretit" sjell mendimet e Frederikut për tema duke përfshirë këtu, vendin e Danimarkës në botë dhe marrëdhënien e tij me gruan, Mbretëreshën Mari.
Frederiku u kurorëzua mbret të dielën pasi nëna e tij, Margrethe II, abdikoi në natën e Vitit të Ri.
Libri kushton 33 euro dhe ka 110 faqe. (A2 Televizion)