Ushtria izraelite publikoi pamjet e sulmeve në ato që ata thonë se ishin 'objektet e ruajtjes së armëve të Hezbollahut' në Libanin jugor.
Pamjet u postuan në Telegram së bashku me një mbishkrim ku thuhej se sulmet kishin në shënjestër objekte që mbanin 'raketë dhe armatim shtesë'.
Sulmet izraelite shënjestruan një depo që ruante municione që i përkasin grupit të armatosur libanez Hezbollah në Libanin jugor, thanë tre burime sigurie për Reuters.
Sulmet në qytetin Adloun, rreth 40 km në veri të kufirit të Libanit me Izraelin, shkaktuan një varg shpërthimesh të forta të dëgjuara nga dëshmitarët në të gjithë jugun e Libanit. Të paktën katër civilë u plagosën nga sulmet. (A2 Televizion)