VIDEO/ Rusia dhe NATO “përplasen” në ajër, publikohen pamjet

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 13:36 | Bota

VIDEO/ Rusia dhe NATO “përplasen” në ajër, publikohen

Janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur një avion luftarak rus Su-35 ishte vetëm disa metra larg një droni francez Reaper në Mesdhe, sipas zyrtarëve francezë.

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu, postoi pamjen e pikës së shikimit nga droni MQ-9, ndërsa ai fluturonte mbi det të dielën. Videoja tregon avionin luftarak Sukhoi që kalon shumë pranë dronit francez, një manovër që Lecornu e cilësoi si "të rrezikshme". Ai tha se avioni realizoi "tre kalime të afërta radhazi", që mund të kishin çuar në "humben e kontrollit të dronit".

Lecornu e përshkroi këtë veprim si një "aksion të qëllimshëm, joprofesional dhe agresiv që është i papranueshëm". Ai theksoi se Franca do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur liritë e lundrimit në hapësirat ndërkombëtare ajrore dhe detare. Sipas tij, droni ishte në një mision mbikëqyrës në atë moment, shkruan A2 CNN.

Përfaqësuesit e Rusisë ende nuk kanë komentuar incidentin. Rusia ka siguruar më parë se "të gjitha fluturimet" janë realizuar "në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore" gjatë përplasjeve të ngjashme.

Në mes të pasigurisë për rolin e Shteteve të Bashkuara në Europë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi një plan 800 miliardë euro për të rindërtuar ushtritë e vendeve të BE-së, duke përfshirë Francën. Kjo ndodhi përpara një takimi urgjent të liderëve europianë në Bruksel, ndërsa presidenti i Ukrainës, Zelensky, pritet të kthehet për të rënë dakord për një marrëveshje për mineralet me presidentin Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos