Vizita e parë në mbi një dekadë, Macron shkel në Britani, pritje mbretërore nga Princi

Nga Xhevahir Qardaku
8 Korrik 2025, 15:17 | Bota

Vizita e parë në mbi një dekadë, Macron shkel në

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë historike 3 ditore në Mbretërinë e Bashkuar, e para në mbi një dekadë e një lideri nga Parisi. I shoqëruar nga bashkëshortja, Brixhit, dyshja presidenciale u prit me nderime mbretërore nga Princi Uilliam dhe Princesha Katerinë.

Macron do të mbajë një fjalim në parlamentin britanik, ndërsa do të takohet dhe me Mbretin Çarls i Tretë, në një përpjekje për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes dyja vendeve.

Lideri francez do të mbajë disa takime me kryeministrin vendas, Keir Starmes, i cili është zotuar të riformatojë raportet me shtetet europiane, pasi mori pushtetin në 2024-ën, disa vite pas divorcit Brexit.

Diskutimet e tyre pritet që të zhvillohen mbi Ukrainën që po i reziston luftës për pushtim nga Rusia, rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, gjithashtu edhe për përpjekjet e përbashkëta për të ndaluar kalimet e paligjshme me gomone të emigrantëve në Kanalin e La Manshit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos