Në Spanjë po zhvillohet një garë e vërtetë me kohën për të shuar një zjarr të madh pyjor që shpërtheu në një zonë rurale të provincës së Tarragonës.
Autoritetet flasin për një ferr të vërtetë, ndërsa përhapja e flakëve po ndihmohet nga era e fortë që shkon deri në 100 kilometra në orë, shkruan A2 CNN.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi se në orët e fundit, në vendngjarje janë dërguar edhe anëtarë të Njësisë së Emergjencave Ushtarake. Shtrirja dhe intensiteti i zjarrit, i cili shpërtheu në komunën e Päuls dhe ka djegur tashmë mbi 2,300 hektarë tokë, i ka shtyrë autoritetet të urdhërojnë popullsinë e tetë qyteteve të vogla dhe disa lagjeve të qytetit të Tortosa-s të qëndrojnë brenda, me dyer dhe dritare të mbyllura. (A2 Televizion)