Vritet gazetari i njohur dhe 4 kolegë në Gaza, Izraeli: Punonte për Hamas, Al Xhazira përgënjeshtron: Sulm ndaj fjalës së lirë

Nga Rosalba Bejdo
11 Gusht 2025, 11:20 | Bota

Pesë gazetarë që punonin për Al Xhazirën në Gaza u vranë në një sulm izraelit, në atë që sipas televizionit ishte një goditje e shënjestruar, pranë spitalit të Al Shifas në qytetin e Gazës. Mes të vrarëve është edhe korrespondenti i profilit të lartë Anas al-Sharif, të cilin Izraeli e ka akuzuar së është pjesëtar i Hamasit. Në një reagim, ushtria izraelite tha se kishte shënejstruar Al Sharif, me pretendimin se ai drejtonte një celulë të Hamasit dhe ishte i përfshirë në sulme raketore kundër Izraelit.

Por Al Xhazira mohon raportimet se gazetarët e vet janë të lidhur me Hamas, ndërsa e cilësoi vrasjen e dy korrespondentëve dhe 3 operatorëve, si një tjetër sulm flagrant dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit.  Duke e quajtur Al Sharif si një prej reporterëve më të guximshëm, Al Xhazira shtoi se sulmi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat kundër në prag të pushtimit të plotë të Gazës. 

Siç bën të ditur media, gazetari kishte lënë gati një mesazh për t’u postuar në rrjetet sociale në rastin e se do të vdiste e ku shkruhej: “Nuk kam hezituar kurrë të tregoj të vërtetën ashtu si është, pa shtrembërim, apo keqinterpretim, me shpresën se Zoti do të dëshmojë ata që mbeten të heshtur”.

Vritet gazetari i njohur dhe 4 kolegë në Gaza, Izraeli: Punonte

Al Sharif ka qenë në të kaluarën pjesë e një ekipi të agjencisë se lajmeve Reuters, që ka fituar çmimin Pulitzer për mbulimin e luftës Izrael-Hamas.

Përveç 5 pjesëtarëve të stafit televiziv, edhe dy persona të tjerë humbën jetën në sulmin kundër spitalit.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve u shpreh i tmerruar nga ngjarja dhe theksoi se Izraeli nuk kishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste pretendimet kundër Al Sharif. Siç pohon, 186 gazetarë janë konfirmuar të vdekur që prej nisjes së luftës në gaza në tetor të2023-shit.

Qeveria e Netanjahut nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve të raportojnë në Gaza lirshëm, kështu shumë media mbështeten tek korrespondentët me bazë atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos