“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF jep alarmin: Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 10:06 | Bota

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”,

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton se kjo është një shifër rekord mujore, që përfaqëson një rritje dramatike dhe të vazhdueshme që nga fillimi i vitit. Sipas organizatës së OKB-së së shkurt 2,000 fëmijë vuanin nga kequshqyerja akute në Gaza dhe deri në qershor kjo shifër ishte trefishuar, ndërsa tani është pothuajse dyfishuar sërish.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë e cilëson këtë zhvillim shqetësues dhe bën thirrje për ndihmë urgjente ushqimore, për të shmangur humbjen e mëtejshme të jetëve të fëmijëve.

“Kjo është një provë e qartë se kequshqyerja po përshpejtohet me shpejtësi, duke i vënë jetët e të rinjve në rrezik të madh. Ritmi i këtij përkeqësimi është alarmues. Ne e dimë si ta parandalojmë dhe trajtojmë kequshqyerjen. Mjetet ekzistojnë. Ekspertiza ekziston. Por pa qasje të sigurt dhe të qëndrueshme, ato janë të padobishme. Fëmijët e Gazës kanë nevojë për qasje urgjente në ndihmë në shkallë të gjerë dhe një armëpushim. Tani", thekson UNICEF.

Organizata kërkon akses të menjëhershëm humanitar dhe një armëpushim urgjent, për të lejuar shpërndarjen efektive të ndihmës dhe për të shpëtuar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos