Vritet krimineli më i famshëm i Venezuelës

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 08:14 | Bota

Vritet krimineli më i famshëm i Venezuelës

Krimineli më famëkeq në Karakas, 39-vjeçari Alexander Acevedo Monasterios, alias 'el Wilexis', u vra nga policia mëngjesin e së enjtes në lagjen “La Lagunita”, teksa mbante me vete dy pistoleta 9 mm dhe një granatë të pashpërthyer.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Brendshëm, Sigurisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Wilexis ishte pjesë e listës së 'më të kërkuarve'. në Venezuelë dhe për kapjen e tij autoritetet kishin vendosur dhe një shpërblim prej 150 mijë dollarësh.

Pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut të kaluar, lagjja Petare ishte një nga më aktivet në protestat kundër qeverisë venezueliane, duke u bërë bastioni i parë që sfidoi hapur presidentin Nicolás Maduro.

Njoftimi për vdekjen e Wilexis vjen në prag të 23 janarit, një datë simbolike në Venezuelë për rimëkëmbjen e demokracisë kundër diktaturës së gjeneralit Marcos Pérez Jiménez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos