Zbulimi i frikshëm, nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 14:28 | Bota

Zbulimi i frikshëm, nëna mbajti trupin e vajzës së saj

Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet.

Të martën, gruaja shkoi në polici me një anëtar të familjes për të deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se "ishte vajza e saj" që kishte lindur në vitin 1975 , tha një zëdhënës i policisë japoneze për AFP.

Oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë e saj, të vendosur në pjesën verilindore të Tokios, gjetën trupin e një gruaje, të mbështjellë, të veshur me një bluzë dhe të brendshme brenda frigoriferit.

Policia tha se "trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi" dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes.

Gruaja, e cila u arrestua me dyshimin për braktisjen e një trupi, u tha hetuesve të policisë se era ishte përhapur në të gjithë shtëpinë dhe se më pas bleu frigoriferin për të vendosur trupin e vajzës së saj atje.

"Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje", tha 75-vjeçarja. Gruaja, e cila kishte fëmijë të tjerë, jetonte vetëm që kur burri i saj vdiq disa javë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos