Zelensky paralajmëron zyrtarët e Rusisë: Nëse nuk ndalni luftën, gjeni vend ku të futeni!

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 12:48 | Bota

Zelensky paralajmëron zyrtarët e Rusisë: Nëse nuk ndalni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar një mesazh Rusisë se duhet ta ndalë luftën, “përndryshe zyrtarët e Kremlinit duhet të gjejnë strehën më të afërt për tu fshehur”.

Lideri ukrainas i tha Axios se “nëse kemi armë me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara, atëherë do t’i përdorim ato”.

Donald Trump ka dhënë ‘dritën jeshile’ për sulme ndaj Rusisë nëse forcat e armatosura ruse vazhdojnë të synojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, shtoi Zelenski.

Në të njëjtën intervistë, e cila do të transmetohet e plotë të premten, Zelensky thotë se nuk ka ndërmend ta udhëheqë vendin e tij në kohë paqeje, duke u zotuar se do t’i kërkojë parlamentit të Ukrainës të mbajë zgjedhje nëse arrihet një armëpushim.

Qëllimi im është t’i jap fund luftës, jo të vazhdoj të kryej detyrat e mia”, tha presidenti ukrainas, duke u deklaruar i gatshëm të japë dorëheqjen nëse lufta mbaron.

I pyetur në intervistën që dha pak para nisjes nga SHBA-ja për në Kiev nëse do të angazhohej për të vazhduar me zgjedhjet në rast se arrihet një armëpushim disamujor, ai u përgjigj “po”.

Në të njëjtin kontekst, ai pretendoi se i tha Trump gjatë takimit të tyre të martën se nëse ka një armëpushim, “mund ta përdorim këtë periudhë kohore dhe unë mund t’ia jap këtë mesazh parlamentit”.

Ai vuri në dukje se e kupton që populli mund të dëshirojë "një udhëheqës me një... mandat të ri" për të marrë vendimet e rëndësishme të nevojshme për të arritur paqe afatgjatë dhe shtoi se "gjatë armëpushimit, besoj se siguria mund të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve”. “Kjo mund të bëhet", theksoi Zelenski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos