Rusia ka marrë miratimin nga SHBA për ambasadorin e saj të ri në Shtetet e Bashkuara, sipas Reuters.
Sipas mediave të huaja, Alexander Darchiev do të niset për në Uashington DC së shpejti për të marrë detyrën.
Së fundmi ai ka qenë kreu i Departamentit për Amerikën e Veriut, në Ministrinë e Jashtme ruse, shkruan A2 CNN.
Moska nuk ka pasur ambasador në Uashington që nga tetori i kaluar, kur i dërguari i mëparshëm Anatoly Antonov la postin e tij.
Kjo lëvizje erdhi pas takimit në Turqi të përfaqësive politike të të dy vendeve, me qëllim rivendosjen e ambasadave në kryeqytetet respektive.
Kujtojmë se me ardhjen e Presidentit Donald Trump në pushtet në SHBA, vendi ka ndjekur një politikë të jashtme ndryshe nga ajo e paraardhësit të tij, duke zbulut tensionet me Moskën. (A2 Televizion)