Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.
Sipas mediave të huaja, OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.
"Ndërsa në Rripin e Gazës raportohet se kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit", tha zëdhënësi, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se shtetet perëndimore ushtruar presion ndaj Izraelit, për të ndalur luftimet dhe për të lejuar më shumë ndihma të hyjnë në Gaza.
Po ashtu, ditën e sotme, Mbretëria e Bashkuar pezulloi një marrëveshje tregtare me Izraelin dhe thirri ambasadorin e këtij shteti për të dhënë llogari për situatën e krijuar. (A2 Televizion)