Nënat në Gaza ngrenë alarmin: Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 18:00 | Bota

Nënat në Gaza ngrenë alarmin: Po i shohim fëmijët

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48 orëve të ardhshme nëse ndihmat nuk arrijnë tek ato.

Sipas mediave të huaja, nënat në Gaza i thanë programit Middle East Daily të BBC Arabic se po “i shohin fëmijët e tyre të dobësohen nga uria”.

Shahinaz, një nënë e dy fëmijëve, thotë se foshnja e saj shtatëmuajshe "bërtet vazhdimisht nga uria".

Ajo shpjegon se sistemi imunitar i foshnjës së saj është shumë i dobët dhe vajza e saj vuan nga mungesa e kalciumit. "Askush nuk është në gjendje të na ndihmojë në vuajtjet tona", shton ajo, shkruan A2 CNN.

Fatima Khamis, nënë e dy fëmijëve të vegjël, tregon se nuk mund të prodhojë më qumësht gjiri dhe formula për rritjen e foshnjës së saj është e papërballueshme.

"Fytyra e foshnjës sime është e zbehtë nga uria dhe është shumë i dobët", thotë ajo, duke shtuar se "shkaku rrënjësor mbetet mungesa e ushqimit të duhur”.

Një nënë e tretë, Hana Mahmoud Ismail, thotë se mungesa e ushqimit gjatë shtatzënisë ndikoi në zhvillimin e foshnjës së saj.

"Ai ende nuk mund të ecë dhe dhëmbët nuk i kanë filluar ende të dalin", tha ajo për djalin e saj pesëmuajsh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos