Zelensky: Ekonomia e Putinit po përkeqësohet, ai nuk mund të rezistojë gjatë në luftë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 12:31 | Bota

Zelensky: Ekonomia e Putinit po përkeqësohet, ai nuk mund të

Rusia ka “shumë më tepër fuqi punëtore” në fushën e betejës, por “ekonomia e tyre po shkatërrohet”, ka thënë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Sipas mediave të huaja, në komentet e tij për gazetarët dje, ai tha se Rusia po rrit prodhimin, por "nuk mund ta mbajë atë" ritëm.

"Ekonomia e tyre do të vazhdojë të përkeqësohet. Unë besoj se Putini e di këtë. Brenda një viti, ai do të përballet me probleme të dukshme; brenda dy vjetësh, ato do të jenë shumë më keq", vijoi Zelensky më tej.

Zelenskyy tha se do t'i duheshin katër vjet Putinit për të marrë tokën që dëshiron në Ukrainë: pjesën tjetër të Donbasit.

"Mendoj se po mendojnë si ta përfundojnë luftën, ndërkohë që pretendojnë një lloj 'fitoreje' për veten e tyre", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

"Ata e kanë shpikur këtë ide të fitores - tërheqjen tonë nga Donbasi. Kjo është ajo që e kanë sajuar si fitoren e tyre, diçka për ta shitur brenda vendit", përfundoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos