Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 19:39 | Bota

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se do të merrte pjesë në bisedimet në Turqi të enjten dhe shtoi se shpresonte që “rusët” dhe Donald Trump të ishin gjithashtu atje. Kjo ëhstë bërë e ditur nga vetë Zelensky në kanalin e tij në Telegram.

"E mbështeta Presidentin Trump në idenë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Putinin. Shpreha hapur gatishmërinë time për t'u takuar me të. Do të jem në Turqi. Shpresoj që rusët të mos hezitojnë të marrin pjesë në takim. Dhe sigurisht, të gjithë ne në Ukrainë do ta vlerësonim nëse Presidenti Trump do të mund të ishte i pranishëm në këtë takim në Turqi. Kjo është ideja e duhur", shkroi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën më 15 maj në Stamboll, duke u mbështetur në një projekt-marrëveshje të vitit 2022 që përfshin neutralitetin e Ukrainës dhe garanci ndërkombëtare të sigurisë. Kremlini kërkon që marrëveshja të pasqyrojë realitetet aktuale territoriale, ku Rusia kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos