Habitet policia holandeze, gjen 250 kg kokainë në arkivolë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 19:55 | Bota

Policia holandeze ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë që ishte fshehur në dy arkivole.

Lënda narkotike u kap në zonën jugore të Numansdorp, teksa policia ndaloi një furgon, shoferi i të cilit po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Policia e pyeti atë se çfarë transportonte dhe ai tregoi se kishte dy trupa të pajetë në dy arkivole, por dokumentet që ai kishte nuk korrespondonin.

Kështu, furgoni me arkivole u shoqërua në agjenci, ku brenda tyre u gjetën çanta të mbushura me kokainë, që pas peshimit rezultuan 250 kg.

Sipas autoriteteve, nëse lënda narkotike do të dilte në treg ajo do të arrinte shifrat e 13 milionë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos