Zemërimi i Trump me Putin, Kremlini indiferent: Jemi në rrugën e duhur me SHBA

Nga Erjon Dervishi
31 Mars 2025, 16:53 | Bota

Kremlini është treguar indiferent ndaj deklaratës së Donald Trump për Vladimir Putin, në të cilën shprehte zemërimin e tij për Presidentin rus dhe për ecurinë e luftës në Ukrainë.

Kremlini tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po punonin mbi idetë për një zgjidhje të mundshme paqeje në Ukrainë dhe për ndërtimin e lidhjeve dypalëshe.

“Ne po vazhdojmë të punojmë me palën amerikane, para së gjithash, për të ndërtuar marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat u dëmtuan rëndë gjatë administratës së mëparshme (SHBA)”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

I pyetur për komentet e Trump, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po vazhdonte të punonte me Uashingtonin dhe se Putini mbetet i hapur për kontakte me Trump.

Trump i tha NBC News se ishte shumë i zemëruar pasi udhëheqësi rus kritikoi besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, si rrjedhojë presidenti i SHBA theksoi se mund të vendoste tarifa dytësore prej 25% -50% për blerësit e naftës ruse.

Trump më vonë përsëriti para gazetarëve se ishte i zhgënjyer me Putinin, por shtoi gjithashtu se: "SHBA dhe Rusia po bëjnë përparim, hap pas hapi".

Për sa i përket një telefonate të mundshme midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i Kremlinit tha se, një gjë e tillë nuk është planifikuar akoma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos