“Zgjedhje të parakohshme”. Është një togfjalësh i shumëpërdorur dhe një realitet, të cilin Kosova e ka njohur mirë përgjatë historisë së vet si shtet.
Ndërsa u duk se qeverisja hyri në një kapitull të ri më të qëndrueshëm, mundësia e një votimi të parakohshëm duket se po troket sërish.
Opozita po e kërkon gjithmonë e më zëshëm diçka të tillë, ndërsa Vetëvendosje për herë të parë u shpreh e hapur për këtë skenar.
Nga radhët e partisë në pushtet, thonë se nuk i frikësohen zgjedhjeve, por pretendojnë se në kampin kundërshtar nuk ka seriozitet e as garë të fortë politike. (A2 Televizion)