Zhduket avioni me të cilin po udhëtonte një zv/president i Afrikës

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 18:44 | Bota

Zhduket avioni me të cilin po udhëtonte një zv/president i

Avioni me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Malawi-t, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur. Shqetësimet u ngritën pasi mjeti fluturues nuk bëri uljen e planifikuar të hënën, sipas zyrës së presidentit.

Avioni Malawi Defense Force, u nis nga kryeqyteti Lilongwe rreth orës 09:17 të mëngjesit me orën lokale, sipas deklaratës së bërë nga zyra e presidentit. Pas nisjes nga kryeqyteti, avioni është zhdukur nga radarët. 

Presidenti i vendit ka urdhëruar tashmë një operacion kërkim-shpëtimi. Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, rreth orës 10.00 me orën lokale. 

Mes pasagjerëve të tjerë janë bashkëshortja e Chilima-s, Mary dhe një sërë zyrtarësh. 

"Publiku do të njoftohet për çdo zhvillim rreth situatës teksa mbledhim fakte," tha zyra e presidentit. 

Arsyet që mund të kenë çuar në zhdukjen e avionit nuk dihen ende. Chilima ishte nisur për në varrimin e një ish-ministri të kabinetit Ralph Kasambara, i cili humbi jetën tre ditë më parë. 

51-vjeçari shërben si zv/president i vendit të Afrikës Jugore që në 2014. Ai është i martuar me dy fëmijë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos