Zjarr i fuqishëm në Kaliforni, digjen me dhjetëra vila luksoze në Malibu

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 13:10 | Bota

Një zjarr i madh që shpërtheu në rajonin e Ventura, afër Los Anxhelosit, ka detyruar evakuimin e mijëra personave, pasi flakët po rrezikonin më shumë se 3,500 banesa.

Zjarri, që nisi të mërkurën dhe përhapej me shpejtësi, ka shkatërruar disa lagje dhe ka mbuluar me tym të dendur një pjesë të madhe të qytetit, duke kufizuar dukshmërinë dhe duke i vënë në rrezik jetën e banorëve dhe ekipet e zjarrfikësve, shkruan A2.

Zjarri, që shpërtheu me shpejtësi nga 0.5 milje katrorë në 16 milje katrorë për vetëm pesë orë, u bë një kërcënim serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve, duke sjellë urdhra evakuimi për më shumë se 10,000 persona. Era e fortë, që arriti deri në 61 milje në orë, ka vështirësuar operacionet e shuarjes, duke i detyruar disa helikopterë të fluturonin me ujë, ndërsa aeroplanët e tjerë mbetën të bllokuar për shkak të kushteve atmosferike.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë federale për zonën, ndërkohë që shumë shtëpi janë shkatërruar nga flakët, duke përfshirë disa ndërtesa luksoze në Malibu. Një tjetër zjarr ka shpërthyer në plazhin Broad Beach, duke rrezikuar vila miliona dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos