Zjarr i fuqishëm në një qendër tregtare në Pakistan, 9 të vdekur

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 10:20 | Bota

Zjarr i fuqishëm në një qendër tregtare në Pakistan, 9

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një qendër tregtare në Pakistan.

Sipas mediave ndërkombëtare, ekipet e zjarrfikësve kanë shpëtuar 50 njerëz, por ka ende njerëz të bllokuar brenda ndërtesës.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa kryebashkiaku i Karachi Murtaza Wahab Siddiqui konfirmoi lajmin në një postim në platformën X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos