Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 20:30 | Bota

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Yuri Ushakov, një ndihmës i presidentit rus, ka dhënë më shumë detaje mbi bisedën midis dy udhëheqësve.

Ai thotë se Putin i tha Trump se bisedimet e fundit në Stamboll ishin të dobishme, me presidentët që ranë dakord të vazhdojnë bisedat e tyre mbi Ukrainën dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, shkruan A2 CNN.

Ushakov thotë se Trump i tha Putinit se SHBA-të nuk ishin paralajmëruar nga Ukraina për sulmet e saj ndaj bazave ajrore ruse.

Ai shton se një takim midis Presidentit të Rusisë dhe Volodymyr Zelenskyy nuk është marrë kurrë në konsideratë në terma praktikë.

Siç e përmendi Trump, ata diskutuan gjithashtu për Iranin me presidentin amerikan, duke deklaruar se bashkëpunimi i Rusisë ishte thelbësor.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos