Ministri gjerman i Mbrojtjes: Kërkesa e SHBA-së për rritjen në 5% të PBB të shpenzimeve të mbrojtjes është 'vërtet jorealiste'

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 20:47 | Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Kërkesa e SHBA-së për rritjen

Ministrat e Mbrojtjes janë pyetur në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, pasi SHBA-të kërkuan që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj në NATO të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtje "duke filluar që tani".

Sipas mediave të huaja, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, e quajti këtë veprim "vërtet jorealist".

"Ajo për të cilën po flasim është rritja e përqindjes në vitet që vijnë. Kjo është e mundur dhe sigurisht e nevojshme", thotë ai, shkruan A2 CNN.

"Do ta diskutojmë këtë temë në samit, por nuk ka të bëjë me zhgënjimin e askujt, por me negociatat për atë që është e nevojshme dhe atë që është e mundur", shtoi ai.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, tha se kjo është diçka që do të diskutohet në samitin e ardhshëm të NATO-s.

"Angazhimet që bëjmë vlerësohen si aftësi për këtë koalicion", tha ai, shkruan A2 CNN.

"Ne jemi i vetmi komb me një pengesë bërthamore që e angazhon atë plotësisht ndaj aleancës së NATO-s.

"Dje konfirmova se do të dyfishojmë sasinë e investimeve në këtë Parlament në teknologjinë e dronëve dhe autonomisë që do të transformojë forcat tona, duke e bërë angazhimin tonë ndaj NATO-s më të fortë", vijoi më tej Healey.

Rustem Umerov tha se është diçka që Kievi do ta merrte në konsideratë nëse ftohet në samit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos