Të paktën 14 emigrantë të paligjshëm, pjesa më e madhe e të cilave fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri në një kamp me tenda ku ata qëndronin në rajonin jugor të Coronel.
Sipas zyrës së prokurorisë, zjarri ra në orët e para të mëngjesit, teksa viktimat ishin nga Venezuela, të gjithë pa dokumente të rregullta.
Dhjetëra banorë të zonës shkuan menjëherë në vendngjarje, kur dëgjuan sirenat e para për të bërë të mundur evakuimin e emigrantëve të tjerë, për të shmangur në këtë mënyrë një bilanc ende më të rëndë fatalitetesh.
Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar nga një sobë me dru, teksa ka nisur dhe një hetim. (A2 Televizion)