Zuckerberg hutohet gjatë betimit të Trump

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 07:53 | Bota

Zuckerberg hutohet gjatë betimit të Trump

Një moment aspak i këndshëm nuk iu ka shpëtuar syve vigjilentë të kamerave gjatë ceremonisë së betimit të presidentit të ri Donald Trump.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg duket se ka ngelur pa fjalë nga dekolteja e partneres së miliarderit Jeff Bezos dhe për disa sekonda nuk ia ka ndarë sytë, moment që është kapur dhe nga kamerat.

Lauren Sánchez u përfol shumë nga mediat e huaja për veshjen e saj, dhe siç duket edhe nga fotot e publikuara në mediat e huaja, ajo ka tërhequr vemëndjen e njerëzve përreth saj, sidomos atë  të Mark Zuckerberg.

Videoja dhe fotoja ku Mark shikon “fshehurazi” gjoksin e Lauren Sánchez ka bërë xhiron e rrjetit.

Veshja që ajo kishte zgjedhur për ceremoninë e betimit të Donald Trump u kritikua nga një masë e gjerë, të cilët thanë se nuk është etike gjoksi i ekspozuar në një ceremoni zyrtare.

A2 CNN Livestream

Latest Videos