'Bac u kry', Statusi i Urës së Ibrit në agjendën e bisedimeve në Bruksel

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 16:35 | Aktualitet

Debati për hapjen e Urës së Ibrit pritet të zhvendoset në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Bashkimit Europian, Nabila Masrali në një prononcim për mediat kosovare.

“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e BE.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar këtë iniciativë, pasi sipas unionit hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri.

Ndërkohë një qytetar Kosovar është treguar “i paduruar” dhe tentoi që të kalonte urën e Ibrit.

Çuditërisht i ishte shmangur policisë dhe ka hyrë në urë nga ana e pjesës jugore për të dal në veri, por është ndalur nga karabinierët italianë dhe efektivët policorë e kanë urdhëruar të kthehet mbrapsht.

Makina me të cilën ai udhëtonte, mbante targat me mbishkrimin, “Bac u kry”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos